E rëndë: Sot varroset Zymer Blakaj, që u gjet pa shenja jete në vendin e punës në Istog

E rëndë: Sot varroset Zymer Blakaj, që u gjet pa shenja jete në vendin e punës në Istog

E rëndë: Sot varroset Zymer Blakaj, që u gjet pa shenja jete në vendin e punës në Istog

Sot, më 22 nëntor, do t’i jepet lamtumira e fundit Zymer S. Blakajt, i cili u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të faqes “Fshati Vrellë”, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:00, në varrezat e reja të këtij fshati.

Rasti tragjik kishte ndodhur rreth orës 07:00, ndërsa vdekjen e tij e kishte konstatuar ekipi mjekësor që kishte dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Sinjalin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë i Blakajt është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Në njoftimin e faqes “Fshati Vrellë” u janë shprehur ngushëllime familjes Blakaj, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Lara Colturi triumfon në Gurgl, histori për Shqipërinë

Lara Colturi triumfon në Gurgl, histori për Shqipërinë

Shefi i inteligjencës turke takohet me delegacionin e Hamasit në Stamboll

Shefi i inteligjencës turke takohet me delegacionin e Hamasit në Stamboll

Momenti emocionues, Edita përlotet nga mesazhi i të birit: Unë nuk jam dobësia jote…

Momenti emocionues, Edita përlotet nga mesazhi i të birit: Unë nuk jam dobësia jote…