E rëndë në Ferizaj, 14-vjeçari dyshohet se e rrahu gjyshen me shqelma – 73-vjeçarja pëson lëndime, nipi ndalohet nga Policia

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij, duke e goditur me shqelma dhe duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas ndërhyrjes së Policisë, 14-vjeçari është ndaluar për 24 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 15 nëntor, rreth orës 10:00, në rrugën “Fatime Sokoli” në Ferizaj.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është K.R. 73 vjeçar, ndërsa i dyshuari është nipi i saj, një i mitur, 14 vjeçar.

Bazuar në informacionet fillestare, i mituri dyshohet se e ka sulmuar gjyshen duke e goditur disa herë me shqelma, me ç’rast ajo ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Pas raportimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.

Në trajtimin e rastit janë përfshirë hetuesit rajonalë, përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale dhe Prokuroria për të Mitur.

Gjatë procedurës hetimore janë intervistuar gjyshja dhe një dëshmitare që kishte qenë e pranishme gjatë ngjarjes.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, por nuk ka kërkuar strehim apo urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë, i mituri është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtores sociale, në përputhje me procedurat për trajtimin e personave të mitur.

Edhe pse fillimisht nuk kishte kërkuar trajtim mjekësor në stacionin policor, ai është dërguar për kontroll në Qendrën Spitalore në Ferizaj.

Pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore, me vendim të Prokurorisë për të Mitur, ndaj 14-vjeçarit është caktuar ndalimi për 24 orë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Emocionon Nichi, kujton dy amanetet që ia ka lënë babai (VIDEO)

Emocionon Nichi, kujton dy amanetet që ia ka lënë babai (VIDEO)

Tensione në BBVK5, Anjeza, Sharri dhe Antoneta përplasen për Editën (VIDEO)

Tensione në BBVK5, Anjeza, Sharri dhe Antoneta përplasen për Editën (VIDEO)

OKB: Deri në vitin 2100, Maqedonia e Veriut mund të mbetet me më pak se një milionë banorë

OKB: Deri në vitin 2100, Maqedonia e Veriut mund të mbetet me më pak se një milionë banorë