Personi që mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën mesditën e sotme në Suharekë ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sinjali mëson se dyshimet e para të Policisë janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për një parking, ku i dyshuari dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
Viktima fillimisht ishte dërguar me urgjencë në Emergjencë, me shenja jete, por në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, i dyshuari, rreth 60-vjeçar, është identifikuar nga Policia, por aktualisht ndodhet në arrati.
Policia është vënë në kërkim të tij, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





