Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e 26 nëntorit në Prishtinë, ku një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Dyshimet fillestare janë për vetëvrasje, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, personi që ka humbur jetën është Betim Hashani, rreth 47-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet, ku Hashani është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit.
Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve policore, ekspertët e forenzikës, ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”. Hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





