E rëndë: Humb jetën në vendin e punës punëtori teknik i shkollës në Drenas

E rëndë: Humb jetën në vendin e punës punëtori teknik i shkollës në Drenas

E rëndë: Humb jetën në vendin e punës punëtori teknik i shkollës në Drenas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Drenas, ku ka ndërruar jetë Hajrush B. Berisha, punëtor teknik në shkollën IAAP “Fehmi Lladrovci”.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoria e shkollës, përmes një njoftimi publik, ku thuhet se Berisha ka vdekur më 5 nëntor, rreth orës 18:23, derisa ndodhej në vendin e tij të punës.

Në shenjë respekti dhe zie për të ndjerin, drejtoria ka njoftuar se sot, më 6 nëntor, nuk do të mbahet mësim.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, rreth orës 18:23 në vendin e tij të punës, ka ndërruar jetë punëtori teknik i shkollës sonë, Hajrush B. Berisha”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Drejtoria u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, të afërmve dhe gjithë komunitetit shkollor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shtëpia e Bardhë mohon largimin e Hegseth dhe Rubios pas humbjeve të republikanëve

Shtëpia e Bardhë mohon largimin e Hegseth dhe Rubios pas humbjeve të republikanëve

Rama i reagon Kërçelit për “shiritin sinjalizues”: Po e mashtron opinionin – nuk është çmimi i shiritit, por i shërbimit

Rama i reagon Kërçelit për “shiritin sinjalizues”: Po e mashtron opinionin – nuk është çmimi i shiritit, por i shërbimit

Kërçeli i reagon Ramës për çmimin e shiritit nëntokësor: Zgjedhe moderatorin dhe televizionin, rrena i ka këmbët e shkurtra

Kërçeli i reagon Ramës për çmimin e shiritit nëntokësor: Zgjedhe moderatorin dhe televizionin, rrena i ka këmbët e shkurtra