E mori për kafe, por përfunduan në motelin “Delfin” – 28-vjeçarja dyshohet se u dhunua nga i dashuri në Graçanicë

E mori për kafe, por përfunduan në motelin “Delfin” – 28-vjeçarja dyshohet se u dhunua nga i dashuri në Graçanicë

E mori për kafe, por përfunduan në motelin “Delfin” – 28-vjeçarja dyshohet se u dhunua nga i dashuri në Graçanicë

Një takim që duhej të ishte një dalje e zakonshme për kafe është kthyer në një rast të rëndë që po hetohet nga Policia në Graçanicë. Një 28-vjeçare ka denoncuar se i dashuri, me të cilin ishte në lidhje prej vetëm tri javësh, e kishte dërguar në motelin “Delfin” në Llapnasellë, pavarësisht refuzimit të saj, dhe më pas kishte kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 15 nëntor, rreth orës 15:45, ndërsa viktima, e identifikuar me inicialet D.K., e ka denoncuar rastin në Polici mbrëmjen e 16 nëntorit.

Sipas burimeve të Sinjalit, gruaja ka deklaruar se i dashuri kishte shkuar ta merrte nga shtëpia me veturë, me qëllimin që të dilnin për kafe.

Por gjatë rrugës, ai i kishte thënë se do të shkonin në motel, kërkesë të cilën ajo e kishte refuzuar.

Pavarësisht kundërshtimit të saj, sipas denoncimit, i dyshuari kishte vazhduar drejt motelit “Delfin” në Llapnasellë dhe kishte hyrë me veturë në garazhin e objektit.

Pasi ishte mbyllur dera e garazhit, ai i kishte thënë se vetëm do të bisedonin.

Ajo ka deklaruar se kishte hezituar të hynte në dhomë, por i dyshuari e kishte kapur për dore dhe e kishte futur brenda, ku pretendohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Pas ngjarjes, sipas deklarimit të viktimës, ai e kishte kthyer me veturë deri në afërsi të shtëpisë.

Hetuesit kanë dalë në motelin “Delfin”, ku kanë mbledhur informacione nga kamerat e sigurisë.

Nga të dhënat e siguruara është identifikuar një veturë BMW me ngjyrë të bardhë, të cilën, sipas informacioneve, e drejtonte personi i dyshuar.

Pas intervistimit të viktimës, hetuesit kanë kontaktuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar që ajo t’i nënshtrohej ekzaminimit mjekësor.

Sipas informacioneve fillestare të siguruara nga Sinjali, gjatë ekzaminimit janë evidentuar shenja fizike që mbështesin dyshimin për dhunim. Këto gjetje mbeten objekt i vlerësimit të mëtejshëm mjekoligjor dhe hetimor.

Pas konsultimeve me Prokurorinë, rasti është iniciuar për veprën penale “Dhunim” dhe i është kaluar për trajtim Njësisë së Hetimeve Rajonale.

Në informacionet e deritanishme nuk konfirmohet arrestimi i personit të dyshuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

E mori për kafe, por përfunduan në motelin “Delfin” – 28-vjeçarja dyshohet se u dhunua nga i dashuri në Graçanicë | Momenti