Deputeti i LDK’së i është përgjigjur Xhavit Halitit pasi ky i fundit në një emision televiziv ka thënë se “Besian Mustafa e din se kush ia ka vrarë babain”.

Mustafa para hyrjes në sallën e Kuvendit ka folur për këtë deklaratë, duke thënë se familja e tij dhe e gjithë Kosova presin drejtësi për Xhemajl Mustafën nga gjykatat vendore dhe jo nga studiot televizive.
“Unë për vrasjen e babës dhe i gjithë populli i Kosovës kërkon e pret drejtësi nga gjykatat vendore e jo në studiot televizive, aq më pak nga z.Xhavit Haliti, ky është i vetmi koment”, ka thënë Mustafa për media.
Në një intervistë në ATV, Haliti ka thënë se beson që Mustafa e di se kush ia ka vrarë babanë, duke iu referuar të dhënave që, sipas tij, kanë qarkulluar për këtë rast.
“Ka deputet, ai zotëri Mustafa që ia kanë vrarë babain, ai pak a shumë besoj që e din, e din kush ia ka vrarë babain, po them, sepse kanë qarkulluar lloj-lloj të dhënash, ose nuk e din dhe përpiqet me detyru dikënd dhe përpiqet me e zbulu”, ka deklaruar Haliti.
Burimi: Insajderi





