“E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit

“E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit

“E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa i është përgjigjur shkurt deklaratës së ish-deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit, i cili theksoi se “Besian Mustafa e di se kush ia ka vrarë babanë”.

Sponsor 3M Express

Haliti këtë deklaratë e kishte thënë në një emision televiziv.

E pas kësaj deklarate të ish-deputetit të PDK-së, ka reaguar sot shkurt deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i cili theksoi se familja e tij dhe e gjithë Kosova presin drejtësi për Xhemajl Mustafën nga gjykatat vendore dhe jo nga studiot televizive.

“… E rëndësishme është që unë për vrasjen e babës dhe i gjithë populli i Kosovës kërkon e pret drejtësi nga gjykatat vendore e jo në studiot televizive, aq më pak nga zoti Xhavit Haliti, ky është i vetmi koment”, u shpreh Mustafa para mediave. /Telegrafi/

Lexo edhe

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video