E bujshme: RB Leipzig rivalizon klubet e mëdha për Lutfi Dalipin

E bujshme: RB Leipzig rivalizon klubet e mëdha për Lutfi Dalipin

E bujshme: RB Leipzig rivalizon klubet e mëdha për Lutfi Dalipin

RB Leipzig i është bashkuar gjithashtu garës për shërbimet e sulmuesit Lutfi Dalipi, i cili aktualisht është i huazuar te FC Vaduz nga BSC Young Boys.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të “4-4-2”, klubi i Bundesligas ka interesim të madh për lojtarin me prejardhje nga Presheva dhe po përcjell nga afër zhvillimin e tij, por për momentin gjithçka është në fazën e vëzhgimit dhe nuk ka hapa konkretë drejt transferimit.

Megjithatë, klubi gjerman nuk është i vetmi që e ka në radar sensacionin 20-vjeçar. Në shtator ishte raportuar se Fiorentina, Real Betis dhe SC Braga po ashtu po monitorojnë paraqitjet e tij.

Dalipi është nën kontratë me Young Boys deri në vitin 2030, ndërsa aktualisht ka një vlerë të tregut prej 1.5 milion eurosh, sipas Transfermarkt.

Dalipi aktualisht është i fokusuar te e ardhmja ndërkombëtare, ngase në javët në vijim pritet të vendosë së kë do të përfaqësojë përfundimisht.

Kujtojmë, djaloshi nga Presheva e informoi Zvicrën se më nuk do të luajë për ta shkaku se i ka premtuar gjyshit, që do të luajë për Kosovën ose Shqipërinë./Telegrafi/

Lexo edhe

Ekskluzive | Një tjetër shpërthim i municionit turk në armën amerikane MK-19, i lënduar edhe një pjesëtar i forcave elitare

Ekskluzive | Një tjetër shpërthim i municionit turk në armën amerikane MK-19, i lënduar edhe një pjesëtar i forcave elitare

Cilësia dhe siguria në shëndetësi, në fokus të konferencës në Prishtinë

Cilësia dhe siguria në shëndetësi, në fokus të konferencës në Prishtinë

Spanja përballet me ndërprerje të mëdha nga greva e parë e përgjithshme në 14 vjet

Spanja përballet me ndërprerje të mëdha nga greva e parë e përgjithshme në 14 vjet