Tutet krimineli serb: Në valën e arrestimeve në Serbi, Zvonko Vesellinoviq arratiset në Turqi

Tutet krimineli serb: Në valën e arrestimeve në Serbi, Zvonko Vesellinoviq arratiset në Turqi

Tutet krimineli serb: Në valën e arrestimeve në Serbi, Zvonko Vesellinoviq arratiset në Turqi

Këtë të mërkurë, një lajm pushtoi Serbinë e rajonin. Kumbara i Millan Radoiçiqit, Zvonko Vesellinoviq, i njohur si koka e krimit në veri të Kosovës, iku nga shteti serb.

Sponsor 3M Express

Vesellinoviq, që publikisht në Kosovë u pa me 2018, thuhet se është arratisur në Turqi, raporton Klan Kosova.

Media serbe KRIK raporton se burri që ka lidhje biznesi, dhe jo vetëm, me pushtetarët e deritanishëm në Serbi, duke u bërë një nga njerëzit më të pasur aty, ka fluturuar këtë mëngjes nga aeroporti i Sarajevës, me një pasaportë serbe drejt shtetit turk.

Ky zhvillim vjen në kohën e valës masive të arrestimeve që po ndodhin në Serbi, pas rënies së Aleksandër Vuciqit nga pushteti dhe fitores së Listës Studentore.

Deri tani janë arrestuar udhëheqës të policisë, njësive speciale anti-terroriste, ish-ministra , pronarë bankash, kryetar komunash e shefa të agjencive shtetërore.

Vetëm në njërin nga rastet e arrestimeve, ku e përfshirë është një bankë në Serbi, dyshohet se themeluesit e saj kanë vjedhur mbi 370 milionë euro.

Për shkak të valës së arrestimeve, sikur është zhdukur nga faqja e dheut edhe vetë Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë ndaj Republikës së Kosovës, më 24 shtator 2023 ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Tani janë bërë një javë nga dhënia e urdhrit nga kryeprokurorja e Serbisë, që kërkon hetim të rrethanave se pse Radoiçiq, që jeton në arrati në Beograd, u la i lirë më 3 tetor 2023, kur u arrestua nga autoritetet serbe, e nuk qëndroi as 24 orë prapa grilave.

Për herë të fundit publikisht kryeterroristi i Banjskës – ish-nënkryetar i Listës Serbe – u pa në Kragujevc, më 9 tetor në një tubim parazgjedhor të partnerit të tij, të biznesit, mafisë e politikës, të rrëzuarin nga pushteti, Vuçiq.

Kronika më poshtë sjell detaje:

Lexo edhe

Ekskluzive | Një tjetër shpërthim i municionit turk në armën amerikane MK-19, i lënduar edhe një pjesëtar i forcave elitare

Ekskluzive | Një tjetër shpërthim i municionit turk në armën amerikane MK-19, i lënduar edhe një pjesëtar i forcave elitare

Cilësia dhe siguria në shëndetësi, në fokus të konferencës në Prishtinë

Cilësia dhe siguria në shëndetësi, në fokus të konferencës në Prishtinë

Spanja përballet me ndërprerje të mëdha nga greva e parë e përgjithshme në 14 vjet

Spanja përballet me ndërprerje të mëdha nga greva e parë e përgjithshme në 14 vjet