Një shumë prej 3 mijë e 800 eurosh, që dyshohet se janë para të falsifikuara, është dorëzuar në polici në Prizren.

Sipas raportit policor, paratë janë deponuar në një bankë private nga gjashtë klientë të ndryshëm. Rastin në polici e ka raportuar menaxheri i bankës, transmeton Klankosova.tv.
Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti “Falsifikim i parasë”, ndërsa paratë janë sekuestruar për ekzaminim.
Më shumë detaje lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura.





