Dy persona të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Dy persona të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Dy persona të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë.

Ajo ka bërë të ditur se rreth orës 16:40, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.

Sponsor 3M Express

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri (3) gëzhoja dhe një (1) armë e gjatë automatike”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Ajo ka konfirmuar se personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Prokuroria intervistoi avokatin Gjini në cilësinë e të dyshuarit

Prokuroria intervistoi avokatin Gjini në cilësinë e të dyshuarit

“Pjesë e Serbisë”, Lista Studentore serbe viziton Kosoven – MPJD: S’janë ende zyrtarë

“Pjesë e Serbisë”, Lista Studentore serbe viziton Kosoven – MPJD: S’janë ende zyrtarë

Opozita akuza pozitës: “Hallakamë” në kompani publike, LVV ik

Opozita akuza pozitës: “Hallakamë” në kompani publike, LVV ik