Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Koshare të Ferizajt, ku dy persona të maskuar dyshohet se kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur stoli ari.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, rreth orës 19:00.

Vlera e stolive të vjedhura është përshkruar si e konsiderueshme, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
Burimi: Dukagjini




