Dy persona dyshohen se kanë hedhur molotov në mes të veturave në një autosallon në Graçanicë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, të dyshuarit janë larguar me motoçikletë, kurse rasti po hetohet si “Zjarrvënie”.
“Graqanicë / 21.11.2026 – 01:00. Raportohet se dy persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur molotov në mes të veturave të auto-sallonit, dhe me motoçikletë janë larguar. Sigurimi i lokalit ka arrit të shuaj zjarri me aparat për fikje të zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Klankosova.tv





