Bruno Fernandes po e shtyn rinovimin e kontratës me Manchester Unitedin.

Mesfushori portugez dëshiron fillimisht të shohë se si do të paraqitet Mauricio Pochettino në krye të skuadrës, përpara se të vendosë për të ardhmen e tij në “Old Trafford”.
Sipas “The Sun”, 32-vjeçari tashmë ka refuzuar dy oferta për vazhdimin e kontratës dhe dëshiron të vlerësojë progresin e klubit përpara se të marrë një vendim përfundimtar.
Në anën tjetër, Manchester United planifikon të aktivizojë një klauzolë për zgjatjen e kontratës edhe për një vit, përpara muajit janar.
Kontrata aktuale e Fernandesit skadon verën e ardhshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





