Katy Perry dhe Justin Trudeau shfaqen më të dashuruar se kurrë në një gala bamirësie në Los Angeles

Katy Perry dhe Justin Trudeau shfaqen më të dashuruar se kurrë në një gala bamirësie në Los Angeles

Katy Perry dhe Justin Trudeau shfaqen më të dashuruar se kurrë në një gala bamirësie në Los Angeles

Katy Perry dhe partneri i saj, Justin Trudeau, janë shfaqur së bashku në tapetin e kuq të Baby2Baby Gala në Los Angeles, ku nuk kanë munguar momentet e afërsisë mes tyre.

Sponsor 3M Express

Këngëtarja 42-vjeçare dhe ish-kryeministri kanadez 54-vjeçar kanë pozuar të përqafuar para fotografëve, ndërsa në një moment Perry është fotografuar duke i rregulluar kravatën partnerit të saj.

Për këtë mbrëmje, artistja kishte zgjedhur një fustan pa rripa, të zbukuruar me xixa, me fund të gjatë në ngjyrë pjeshke dhe një pelerinë të gjatë që prekte dyshemenë. Ndërsa Trudeau ishte veshur me një kostum elegant ngjyrë krem, të kombinuar me papion të zi.

Paraqitja e çiftit vjen pak ditë pasi ish-bashkëshorti i këngëtares, Russell Brand, u dënua me 10 vjet e gjashtë muaj burgim në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim dhe sulm seksual, sipas raportimit të DailyMail.

Perry dhe Trudeau konfirmuan lidhjen e tyre në tetor të vitit 2025, pasi thashethemet për romancën kishin nisur disa muaj më parë.

Muajin e kaluar, ata festuan një vit së bashku, në të njëjtën periudhë kur këngëtarja festoi edhe 42-vjetorin e lindjes.

Para kësaj lidhjeje, Perry ishte në një marrëdhënie gati dhjetëvjeçare me aktorin Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë, Daisy, e lindur në vitin 2020.

Ndërsa Trudeau ishte i martuar për 18 vjet me Sophie Gregoire, me të cilën ka tre fëmijë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Operacioni “Heshtja” në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona për trafikim të kokainës – sekuestrohen drogë, vetura luksoze dhe asete mbi 300 mijë euro

Operacioni “Heshtja” në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona për trafikim të kokainës – sekuestrohen drogë, vetura luksoze dhe asete mbi 300 mijë euro

Zelensky akuzon SpaceX-in për kufizimet e rrjetit Starshield në Ukrainë

Zelensky akuzon SpaceX-in për kufizimet e rrjetit Starshield në Ukrainë

Teknologjia digjitale si mundësi dhe si ndëshkim

Teknologjia digjitale si mundësi dhe si ndëshkim