Durrësi përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë

Durrësi përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë

Durrësi përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë

Me një ceremoni solemne, Bashkia e Durrësit ka përkujtuar 114-vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë së Shqipërisë në këtë qytet, nga kryetari i atëhershëm Hafiz Ali Podgorica.

Sponsor 3M Express

Sipas Ora News, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka ndarë edhe mesazhin e saj për këtë ditë, duke vlerësuar rëndësinë historike të ngjarjes dhe duke nderuar patriotët që kontribuuan në Pavarësinë e Shqipërisë.

Në mesazhin e saj, Sako kujtoi edhe një tjetër datë të rëndësishme për qytetin, tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi humbje jetësh dhe dëme të shumta materiale.

Ajo u përkul me respekt në kujtim të qytetarëve që humbën jetën, ndërsa shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan dhe qëndruan pranë Durrësit në ditët e vështira pas fatkeqësisë natyrore./Klankosova.tv

Lexo edhe

Mesazh nga Kuvendi, Kadrijaj për krerët e UÇK-së: Gëzuar 28 Nëntorin!

Mesazh nga Kuvendi, Kadrijaj për krerët e UÇK-së: Gëzuar 28 Nëntorin!

Nesër përfundon afati për apelimin e vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Nesër përfundon afati për apelimin e vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Rusia sulmon Kievin me raketa balistike, 7 persona të plagosur

Rusia sulmon Kievin me raketa balistike, 7 persona të plagosur