Presidentja në Ditën e Falënderimeve në Bondsteel: Miqësia me ShBA-në mbetet e përhershme

Presidentja në Ditën e Falënderimeve në Bondsteel: Miqësia me ShBA-në mbetet e përhershme

Presidentja në Ditën e Falënderimeve në Bondsteel: Miqësia me ShBA-në mbetet e përhershme

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në kampin Bondsteel, së bashku me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.

Sponsor 3M Express

Gjatë ceremonisë, presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e kësaj dite, duke e cilësuar atë si simbol të mirënjohjes, solidaritetit dhe vlerave të përbashkëta.

Ajo shprehu mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në momentet më të vështira të historisë së vendit, në rrugën drejt lirisë dhe në procesin e ndërtimit të shtetit, transmeton Klankosova.tv.

Presidentja falënderoi në mënyrë të veçantë gratë dhe burrat e ushtrisë amerikane, të cilët prej afro tri dekadash kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, duke shërbyer larg familjeve të tyre.

Ajo theksoi se qytetarët e Kosovës i konsiderojnë pjesëtarët e ushtrisë amerikane si pjesë të familjes, ndërsa përkushtimi dhe sakrifica e tyre kanë krijuar lidhje të veçanta me vendin.

Në emër të qytetarëve të Kosovës, Shiroka Pula shprehu falënderimin për shërbimin dhe përkushtimin e ushtarëve amerikanë, duke ritheksuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës zë një vend të veçantë në zemrat e kosovarëve.

Ajo përfundoi duke theksuar se Kosova do të vazhdojë ta ruajë dhe forcojë këtë miqësi, e cila ndër vite ka qenë pjesë e rëndësishme e historisë së vendit./Klankosova.tv

Lexo edhe

Kuvendi shkarkon katër anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, këta janë emrat

Kuvendi shkarkon katër anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, këta janë emrat

Në Gjenevë organizohet protestë në mbështetje të shqiptarëve, tubimi mbahet më 28 Nëntor

Në Gjenevë organizohet protestë në mbështetje të shqiptarëve, tubimi mbahet më 28 Nëntor

“Yamali i ri” i Barcelonës drejt huazimit, tri klube në garë për të

“Yamali i ri” i Barcelonës drejt huazimit, tri klube në garë për të