Shiroka Pula në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në Bondsteel: Mirënjohje e përhershme për miqësinë dhe mbështetjen amerikane

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, së bashku me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati mori pjesë në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në kampin Bondsteel.

Sponsor 3M Express

Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka Pula theksoi se Dita e Falënderimeve simbolizon mirënjohjen, solidaritetin dhe vlerat e përbashkëta. Ajo ritheksoi mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në ditët më të vështira të historisë së vendit, në rrugën drejt lirisë dhe në ndërtimin e shtetit.

Presidentja shprehu falënderim të veçantë për gratë dhe burrat e ushtrisë amerikane, të cilët prej afro tri dekadash kontribuojnë në sigurinë dhe paqen e Kosovës, duke shërbyer larg familjeve të tyre.

Ajo theksoi se edhe Kosova i konsideron pjesëtarët e ushtrisë amerikane pjesë të familjes dhe se përkushtimi e sakrifica e tyre kanë krijuar lidhje të veçanta me vendin dhe qytetarët.

Në emër të qytetarëve të Kosovës, Presidentja Shiroka Pula i falënderoi për shërbimin, përkushtimin dhe sakrificën, duke ritheksuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një vend të përhershëm në zemrat e qytetarëve të Kosovës.

Ajo theksoi se Kosova do të vazhdojë ta ruajë dhe ta forcojë këtë miqësi. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kuvendi shkarkon katër anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, këta janë emrat

Kuvendi shkarkon katër anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, këta janë emrat

Në Gjenevë organizohet protestë në mbështetje të shqiptarëve, tubimi mbahet më 28 Nëntor

Në Gjenevë organizohet protestë në mbështetje të shqiptarëve, tubimi mbahet më 28 Nëntor

“Yamali i ri” i Barcelonës drejt huazimit, tri klube në garë për të

“Yamali i ri” i Barcelonës drejt huazimit, tri klube në garë për të