Alberton Sahiti, Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Ferizaj, ka njoftuar për situatën në këtë komunë pas erërave të fuqishme që përfshinë vendin mbrëmjen e së enjtes.

Sahiti, i cili është lajmëruar nga terreni, ka bërë të ditur se gjendja po përcillet vazhdimisht nga ekipet komunale.
Ai ka treguar se, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KEDS-in, është marrë vendim për ndërprerjen e energjisë elektrike në disa raste, për shkaqe sigurie.





