“Drejtësi për Arlinda Zekajn”, Olimpia Smajlaj tregon si drejtuesit e Festivalit të Këngës i tërhoqën vëmendjen pas thirrjes që bëri në skenë

“Drejtësi për Arlinda Zekajn”, Olimpia Smajlaj tregon si drejtuesit e Festivalit të Këngës i tërhoqën vëmendjen pas thirrjes që bëri në skenë

“Drejtësi për Arlinda Zekajn”, Olimpia Smajlaj tregon si drejtuesit e Festivalit të Këngës i tërhoqën vëmendjen pas thirrjes që bëri në skenë

Këngëtarja Olimpia Smajlaj, e cila këtë vit konkurroi në Festivalin “Akordet e Kosovës” me këngën “Amanet”, ka treguar se është përballur me reagimin e organizatorëve pasi ia dedikoi performancën e saj të ndjerës Arlinda Zekaj.

Sponsor 3M Express

Pas përfundimit të interpretimit, artistja iu drejtua publikut me thirrjen: “Drejtësi për Arlinda Zekajn”.

Megjithatë, ky veprim duket se nuk është pritur mirë nga drejtuesit e festivalit, të cilët, sipas këngëtares, i kanë tërhequr vërejtjen duke i thënë se nuk i takonte asaj të fliste për këtë çështje.

Përmes një reagimi, Smajlaj ka shpjeguar se kënga “Amanet” ishte konceptuar si një homazh për gratë e shquara shqiptare dhe se e ndjeu si detyrim moral t’ia kushtonte interpretimin Arlinda Zekajt.

“Kënga “Amanet” lindi si një homazh për gratë e shquara shqiptare. Natën e parë të festivalit, në fund të interpretimit, e ndjeva thellësisht si detyrim moral dhe artistik t’ia kushtoja këngën Arlinda Zekajt, një gruaje që për mua meriton të quhet heroinë. Amaneti im atë natë ishte drejtësia për të dhe ngritja e zërit kundër femicidit”, shkroi këngëtarja.

“Pas performancës, drejtues të festivalit më tërhoqën vëmendjen, duke më thënë se nuk më takonte mua të flisja për këtë çështje. Më trajtuan sikur të isha një fëmijë i papërgjegjshëm që nuk e kupton peshën e fjalëve të veta”, shtoi Smajlaj.

Artistja deklaroi se performanca fillimisht u hoq nga Instagrami dhe më pas u ripublikua pa mesazhin që kishte përcjellë në fund të këngës. Sipas saj, edhe në materialin e publikuar në YouTube ishte larguar kjo pjesë.

“Më pas rreth orës 18:00, videoja e performancës që po shpërndahej gjerësisht, u hoq nga Instagrami pa asnjë njoftim. U ripublikua më vonë, këtë herë pa mesazhin tim, u hoq edhe në materialin e publikuar në YouTube”.

“E respektoj punën dhe përgjegjësinë që kërkon organizimi i një festivali. Por për mua heqja e atij dedikimi ishte një akt censurimi ndaj një mesazhi që qëndron në thelb të “Amanet”. U ndjeva tmerrësisht e lënduar, shumë e zhvlerësuar, si artiste, si vajzë, si grua”.

“Dhe më duket shumë ironik (edhe pse nuk krahasohen dot si raste) fakti që zëri i Arlindës nuk u dëgjua kur duhej, ndërsa pak më vonë mua më ndalohet qoftë thirrja për drejtësi për të”.

“Si t’mos e ndjesh veten pjesë të të njëjtit cikël, ku ne vajzat dhe gratë flasim por zëri ynë përsëri nuk gjen vend? #devastated”.

“Besoj fort se një artiste ka të drejtën të flasë me ndërgjegjen e saj dhe se një skenë që nderon gratë përmes artit duhet të ketë vend edhe për një thirrje për drejtësi për to. Sepse thirrja atë natë e në vazhdim mbetet e njëjta: DREJTËSI PËR ARLINDËN, STOP FEMICIDIT!!!!”.

Lexo edhe

BE-ja nis negociatat për ta përfshirë Kosovën në zonën pa roaming

BE-ja nis negociatat për ta përfshirë Kosovën në zonën pa roaming

Ky është i propozuari i Shtëpisë së Bardhë për t’u bërë ambasador amerikan në Kosovë

Ky është i propozuari i Shtëpisë së Bardhë për t’u bërë ambasador amerikan në Kosovë

Zelensky: Në Abu Dabi u diskutua mundësia e një shkëmbimi të gjerë të të burgosurve

Zelensky: Në Abu Dabi u diskutua mundësia e një shkëmbimi të gjerë të të burgosurve