Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se punimet për ndërtimin e parkingjeve të reja te Banesat e Qytetit janë drejt përfundimit.

Sipas njoftimit, Rahimaj ka bërë të ditur se krahas këtij projekti, parkingje të reja janë duke u realizuar edhe në afërsi të Stacionit të Policisë dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Sipas tij, këto investime synojnë shtimin e hapësirave për parkim dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët e Kamenicës.
“Më shumë hapësira për parkim, më shumë rregull dhe lehtësi për qytetarët e Kamenicës”, ka shkruar Rahimaj. /Telegrafi/




