Aleanca ia numëron Qeverisë skandalet e javës: Dështim, miliona në rrymë e nepotizëm në diplomaci

Aleanca ia numëron Qeverisë skandalet e javës: Dështim, miliona në rrymë e nepotizëm në diplomaci

Aleanca ia numëron Qeverisë skandalet e javës: Dështim, miliona në rrymë e nepotizëm në diplomaci

Aleanca ka kritikuar qeverisjen për shkelje të shumta institucionale, skandale financiare, nepotizëm dhe mungesë të llogaridhënies.

Në një reagim në Facebook thuhet se Kosova po e përmbyll edhe këtë javë nën një degradim institucional, ndërsa dështimet e qeverisë po rëndojnë drejtpërdrejt mbi qytetarët.

Sponsor 3M Express

Aleanca e ka vënë theksin te reduktimet e energjisë elektrike në disa komuna, pavarësisht miliona eurove të shpenzuara për importin e rrymës.

Sipas reagimit, mbi 11 milionë euro janë paguar brenda pesë ditëve pune për import të energjisë, ndërkohë që qytetarët po përballen sërish me mungesë të furnizimit dhe paralajmërime për shtrenjtim të tarifave.

Një tjetër çështje e ngritur nga Aleanca është ajo e emërimeve në shërbimin e jashtëm, të cilat i cilëson si nepotizëm partiak. Në reagim përmenden emërimet e familjarëve të zyrtarëve të pushtetit në ambasada, si dhe deklarata e ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, se listat e emrave i dorëzohen për nënshkrim pa i shqyrtuar paraprakisht.

Aleanca ka kritikuar edhe sjelljen e deputetëve të Vetëvendosjes në Kuvend, duke i akuzuar për shmangie të llogaridhënies gjatë diskutimeve për gjetjet e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm dhe për bllokimin e raportimit para Komisionit Hetimor Parlamentar për Zyrën e Kryeministrit.

Në reagim i referohet edhe Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian, duke theksuar konstatimin për mungesë të përparimit në sistemin e drejtësisë dhe kritikat për luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Ndërkaq, Aleanca ka ngritur shqetësimin edhe për protestat në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe duke kritikuar heshtjen e krerëve të shtetit përballë kërkesave të qytetarëve për dorëheqjen e ministrave Xhelal Sveçla dhe Glauk Gërvalla.

Aleanca vlerëson se mungesa e përgjegjësisë dhe e reagimit nga udhëheqësit institucionalë dëshmon se “ky pushtet ka humbur ndjeshmërinë dhe legjitimitetin për të qeverisur me vendin”.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Renault zhvillon automjetin ushtarak pa shofer, mund të bartë deri në një ton ngarkesë

Renault zhvillon automjetin ushtarak pa shofer, mund të bartë deri në një ton ngarkesë

Netanyahu dhe Mossadi planifikuan të sulmojnë Iranin në prag të zgjedhjeve izraelite

Netanyahu dhe Mossadi planifikuan të sulmojnë Iranin në prag të zgjedhjeve izraelite

Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Aleanca ia numëron Qeverisë skandalet e javës: Dështim, miliona në rrymë e nepotizëm në diplomaci | Momenti