Renault zhvillon automjetin ushtarak pa shofer, mund të bartë deri në një ton ngarkesë

Renault zhvillon automjetin ushtarak pa shofer, mund të bartë deri në një ton ngarkesë

Renault zhvillon automjetin ushtarak pa shofer, mund të bartë deri në një ton ngarkesë

Kompania franceze Renault, në bashkëpunim me kompaninë belge John Cockerill, po zhvillon një automjet elektrik ushtarak pa ekuipazh, i cili mund të kontrollohet nga distanca dhe të kryejë misione në zona me rrezik të lartë.

Sponsor 3M Express

Automjeti, i quajtur “Forefront”, është projektuar për të mbështetur operacionet ushtarake përmes transportit të pajisjeve, mbikëqyrjes, zbulimit dhe evakuimit, duke shmangur ekspozimin e drejtpërdrejtë të ushtarëve ndaj rrezikut.

Platforma elektrike është e pajisur me sistem tërheqjeje në të katër rrotat dhe mund të bartë ngarkesë deri në një ton. Autonomia e saj parashikohet të jetë rreth 400 kilometra, ndërsa është projektuar për të përballuar terrene të vështira dhe pjerrësi deri në 60 për qind.

Përveç përdorimit në ushtri, automjeti mund të shërbejë edhe në operacionet e shpëtimit, ndërhyrjet në zona të rrezikshme dhe transportin logjistik.

Projekti parasheh gjithashtu zhvillimin e funksioneve autonome, të cilat në të ardhmen do t’i mundësonin automjetit të lëvizte pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të një operatori.

Testimet e para në terren pritet të zhvillohen gjatë javëve të ardhshme, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Francës. Deri më tani, nuk është bërë e ditur se kur mund të nisë prodhimi serik i automjetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Aleanca ia numëron Qeverisë skandalet e javës: Dështim, miliona në rrymë e nepotizëm në diplomaci

Aleanca ia numëron Qeverisë skandalet e javës: Dështim, miliona në rrymë e nepotizëm në diplomaci

Netanyahu dhe Mossadi planifikuan të sulmojnë Iranin në prag të zgjedhjeve izraelite

Netanyahu dhe Mossadi planifikuan të sulmojnë Iranin në prag të zgjedhjeve izraelite

Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Renault zhvillon automjetin ushtarak pa shofer, mund të bartë deri në një ton ngarkesë | Momenti