Detaje të reja dhe mjaft prekëse kanë dalë në dritë lidhur me vështirësitë e moderatores dhe ish-banores së “Big Brother”, Neda Balluku, për të takuar tre djemtë e saj pas ndarjes nga bashkëshorti, Ogren Balluku. Çështja është bërë publike gjatë emisionit “Goca & Gra”, ku përmes një letre zyrtare, avokatja e saj Greta Çela ka ngritur alarm për mospërmbushjen e të drejtave prindërore.

Sipas avokates Çela, me gjithë ekzistencën e një vendimi të prerë gjykate që i garanton nënës të drejtën për të takuar fëmijët e saj, ky vendim po shkelet me të dyja duart. Ish-bashkëshorti i saj pretendrohet se nuk po lejon realizimin e këtyre takimeve, duke e zhytur Nedën në një betejë me sistemin dhe dhimbjen.
Në qendër të kritikave të mbrojtjes ligjore ka përfunduar edhe Shërbimi Përmbarimor. Avokatja pretendon se përmbaruesja e caktuar për ekzekutimin e vendimit ka vazhduar të trajtojë dosjen në mënyrë të kundërligjshme, madje edhe pasi ishte vendosur zyrtarisht përjashtimi i saj nga rasti.
Për këtë arsye, ndaj përmbarueses është ngritur tashmë një kallëzim penal për shpërdorim detyre. Paralelisht me rrugën penale, Ministria e Drejtësisë mësohet se ka nisur një procedim disiplinor për të hetuar shkeljet e pretenduara proceduralisht. Avokatja Çela nënvishoi se në mes të këtij konflikti prindëror, parësore mbetet mirëqenia psiko-emocionale e tre të meuturve, të cilët nuk duhet të bëhen viktimë e përplasjeve ligjore.
Gjatë transmetimit të emisionit, me lejen e vetë Nedës, moderatorja Ori Nebijaj lexoi një mesazh mjaft prekës që kishte marrë prej saj. Neda ka përshkruar me tone drithëruese sprovën në të cilën ndodhet:
“As armikut tim më të madh nuk ia uroj hallin që më ka rënë. Kam nevojë për çdo ndihmë që mund të më jepet. Zoti më ka falur tre drita sysh, nga të cilët nuk mund të më ndajë njeri në këtë tokë.”
Ngjarja ka nxitur reagime të shumta, ndërkohë që pritet të shihet se si do të veprojnë organet e ligjit për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit të gjykatës.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




