Buxhet më i madh në Shëndetësi, por pacientët vazhdojnë të blejnë vet barna

Buxhet më i madh në Shëndetësi, por pacientët vazhdojnë të blejnë vet barna

Buxhet më i madh në Shëndetësi, por pacientët vazhdojnë të blejnë vet barna

Ndonëse buxheti për barna është më i madhi ndonjëherë, pacientët kosovarë detyrohen që sërish të shpenzojnë për to.

Këtë e vërtetoi edhe Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian.

Sponsor 3M Express

Në raportin 112 faqësh, mes tjerash, thuhet se shpenzimet nga xhepi janë rreth 40 për qind.

“Lista e barnave esenciale është përditësuar. Megjithatë, pavarësisht rritjes së buxhetit shëndetësor, disa barna esenciale vazhdojnë të jenë rregullisht të padisponueshme.”

Njohësja e fushës së shëndetësisë, Saranda Ramaj rendit disa arsye për mungesën e barnave esenciale.

“Nga ajo që të paktën vitin e fundit kam parë, janë disa probleme i pari është problemi në planifikim sepse shpeshherë tenderët planifikohen edhe procedurat e prokurimit inicohen kur stoku është duke u zbarzur kur nuk ka rezerva të tjera dhe pastaj vonesat procedurale që janë edhe vonesa që janë të pranueshme për palët ligjore mund të zgjasin 2-3 muaj”, ka deklaruar ajo.

Para disa muajsh, një raport i brendshëm auditimi i QKUK-së vërtetoi keqmenaxhim në furnizimin me barna, por masa s’janë marrë ende.

“Unë do të prisja shumë menaxhim më të mirë të këtij segmenti të rëndësishëm por është shumë domethënëse që ende nuk janë marrë masa sepse institucioni vet e ka identifiku përkundër demanteve të shumta kundër mediave e shoqërisë civile ka ardh në një pikë që i ka procesu dhe e ka pranu përgjegjësin në mungesë të furnizimit të barnave”, ka theksuar Ramaj.

Ndonëse televizioni ka kërkuar një qëndrim nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës në lidhje me marrjen e masave në klinikat ku u vërtetua se ka keqmenaxhim, ky institucion nuk ka kthyer përgjigje./TVDUKAGJINI

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Manchester United shpëton një pikë në fund, dramë me tetë gola ndaj Aston Villas

Manchester United shpëton një pikë në fund, dramë me tetë gola ndaj Aston Villas

Drama familjare e Neda Ballukut – nuk zbatohet vendimi për takimin me fëmijët, nisin hetimet ndaj përmbarueses

Drama familjare e Neda Ballukut – nuk zbatohet vendimi për takimin me fëmijët, nisin hetimet ndaj përmbarueses

NASA hap konkurs për astronautë të rinj, kërkon kandidatë që mund të jetojnë dhe punojnë në Hënë

NASA hap konkurs për astronautë të rinj, kërkon kandidatë që mund të jetojnë dhe punojnë në Hënë

Buxhet më i madh në Shëndetësi, por pacientët vazhdojnë të blejnë vet barna | Momenti