Dosja “Heshtja” | Fotografitë e hyrjeve dhe daljeve nga banesa e Astrit Haraqisë, ku dyshohet se përgatitej dhe ndahej kokaina në doza të vogla

Dosja “Heshtja” | Fotografitë e hyrjeve dhe daljeve nga banesa e Astrit Haraqisë, ku dyshohet se përgatitej dhe ndahej kokaina në doza të vogla

Dosja “Heshtja” | Fotografitë e hyrjeve dhe daljeve nga banesa e Astrit Haraqisë, ku dyshohet se përgatitej dhe ndahej kokaina në doza të vogla

Operacioni policor ‘Heshtja’ rezultoi në arrestimin e ish-ministrit Astrit Haraqia, Jeton Stanovcin, Gëzim Fekën, Arianit Beqirin, Alban Malokun, Albert Krasniqin, si dhe Albana Xhemajlin, motrën e ish-kandidates së PDK-së për deputete, Arbana Xhemajlit.

Sponsor 3M Express

Në dosjen e Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, përgjatë procedurave hetimore janë fotografuar edhe hyrjet e daljet e Jeton Stanovcit, me nofkën ‘Daja’, duke dalë nga objekti banesor në rrugën ‘Korabi’ ku dyshohet se banonte ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija. Sipas dyshimeve të Prokurorisë, në atë objekt banesor bëhej ndarja e substancës narkotike kokainë në sasi më të vogla me qëllim të shitjes së tyre.

Në përshkrimin e provave të siguruara përmes zbatimit të masave të veçanta hetimore, Prokuroria thotë se Jeton Stanovci është vëzhguar duke dalë nga objekti banesor në rrugën “Korabi”, në të njëjtën hyrje ku banon edhe Haraqija.

Prokuroria pretendon se në këtë objekt Jeton Stanovci, Mërgim Stanovci dhe Astrit Haraqija zhvillonin takime të rregullta, gjatë të cilave përgatitej kokaina e sjellë nga Mërgimi dhe ndahej në sasi më të vogla. Pas këtij procesi, substanca narkotike i dorëzohej Gëzim Fekës, i cili më pas merrej me shitjen dhe shpërndarjen e saj.

Prokuroria më tej pretendojnë se Jeton Stanovci kishte rol qendror në këtë organizim dhe koordinonte furnizimin me narkotikë, ndarjen e sasive dhe shpërndarjen e tyre përmes personave të tjerë.

Në provat e prokurorisë përfshihen edhe fotografi të Gëzim Fekës, i cili brenda dy javëve të majit të këtij viti shkon në garazhën e banesës ku jetonte i pandehuri Jeton Stanovci dhe bën dorëzimin e parave të shitjeve javore.

Prokuroria më tej sqaron se në njërin nga rastet e pandehura Albana Xhemajli del ta pranojë shumën prej 40 mijë eurove.

Dosja përmban edhe komunikime telefonike mes Gëzim Fekës dhe Jeton Stanovcit, ku diskutohet për sasitë e shitura, furnizimet dhe barazimin e parave. Në një komunikim të 3 qershorit 2026, në orën 03:39, Prokuroria thotë se Gëzim Feka ishte takuar me personin e identifikuar si “Ministri”, nga i cili ishte furnizuar me narkotikë në një qese.

Ky komunikim, sipas pretendimeve të Prokurorisë, lidhet me Astrit Haraqinë, i cili në përgjimet e grupit identifikohej me pseudonimin “Ministri”.

Haraqija u arrestua më 14 nëntor, pas kontrolleve policore në kuadër të operacionit “Heshtja”. Një ditë më vonë, Prokuroria nxori aktvendim për zgjerimin e hetimeve ndaj tij dhe Alban Malokut.

Në banesën e Haraqisë, gjatë kontrollit policor, u gjetën dhe u sekuestruan edhe një pistoletë e tipit CZ-100 me gjashtë fishekë, si dhe 8 mijë e 250 euro para të gatshme. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Prime i gjashtë i BBVK5: Një tjetër natë me shumë zhvillime

Prime i gjashtë i BBVK5: Një tjetër natë me shumë zhvillime

“Në banesë nuk u gjet asgjë”, avokati i ish-ministrit të Kulturës tregon detaje nga arrestimi (VIDEO)

“Në banesë nuk u gjet asgjë”, avokati i ish-ministrit të Kulturës tregon detaje nga arrestimi (VIDEO)

BE distancohet nga kënga nacionaliste serbe në Bruksel

BE distancohet nga kënga nacionaliste serbe në Bruksel