BE distancohet nga kënga nacionaliste serbe në Bruksel

BE distancohet nga kënga nacionaliste serbe në Bruksel

BE distancohet nga kënga nacionaliste serbe në Bruksel

Bashkimi Evropian është distancuar nga interpretimi i këngës nacionaliste serbe, e cila nxiti reagime të shumta në Kosovë pas performancës në një aktivitet të organizuar në Bruksel, duke thënë se ajo nuk ishte miratuar nga Komisioni Evropian dhe se ishte përzgjedhur nga vetë grupi muzikor.

Sponsor 3M Express

Në një përgjigje për KosovaPress, një zëdhënës i Komisionit Evropian ka shprehur keqardhje për zgjedhjen e grupit muzikor, duke theksuar se kënga prek ndjenja të ndjeshme, marrë parasysh historinë e dhimbshme në Kosovë.

Komisioni Evropian ka theksuar se interpretimi i kësaj kënge nuk duhet të merret si qëndrim zyrtar i institucioneve evropiane ndaj Kosovës dhe historisë së saj.

“Siç deklaroi edhe komisionerja (Marta) Kos këtë mëngjes, kënga në fjalë është përzgjedhur nga vetë grupi muzikor dhe nuk është miratuar nga Komisioni Evropian. Na vjen keq për këtë zgjedhje të grupit. Komisioni Evropian ka theksuar se interpretimi i kësaj kënge nuk duhet të merret si qëndrim zyrtar i institucioneve evropiane ndaj Kosovës dhe historisë së saj. Kjo këngë në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimin e Komisionit Evropian apo të komisioneres Kos lidhur me Kosovën dhe historinë e saj”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Interpretimi i këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, nga përfaqësues institucionalë, diplomatë dhe figura politike, të cilët kanë kërkuar sqarime nga Komisioni Evropian për përzgjedhjen e saj.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 15 nëntor, gjatë koncertit hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të organizuar në Bruksel, nën drejtimin e komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Në mesin e pjesëve muzikore të interpretuara nga Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor dhe grupi slloven “Kapobanda”, ishte edhe melodia e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e njohur për përmbajtjen e saj nacionaliste dhe pretendimet territoriale ndaj Kosovës./KosovaPress

Lexo edhe

Dosja e Prokurorisë ndaj Astrit Haraqijës dhe të dyshuarve të tjerë, zbulohet si funksiononte grupi i kokainës dhe roli i secilit në të

Dosja e Prokurorisë ndaj Astrit Haraqijës dhe të dyshuarve të tjerë, zbulohet si funksiononte grupi i kokainës dhe roli i secilit në të

Rritet konsumi i energjisë elektrike, ASK publikon shifrat e importit dhe eksportit për shtator

Rritet konsumi i energjisë elektrike, ASK publikon shifrat e importit dhe eksportit për shtator

Vendimi i Qeverisë për ndalimin e importit të energjisë elektrike nga kompanitë serbe, reagon Hoti

Vendimi i Qeverisë për ndalimin e importit të energjisë elektrike nga kompanitë serbe, reagon Hoti