Një grua ka raportuar se është grabitur në Lipjan, pasi një person i dyshuar, ende i paidentifikuar, dyshohet se i ka marrë një shumë parash nën kërcënim.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është denoncuar gjatë ditës së djeshme nga vetë viktima, e cila ka kërkuar ndihmën e organeve të rendit.
Bazuar në dyshimet e para, personi i dyshuar e ka kërcënuar gruan dhe më pas ia ka plaçkitur paratë.
Pas raportimit të rastit, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit.
Burimi: Insajderi





