Dogana zvicerane sekuestron mbi 53 mijë euro dhe afro 15 mijë dollarë kartëmonedha të falsifikuara

Dogana zvicerane sekuestron mbi 53 mijë euro dhe afro 15 mijë dollarë kartëmonedha të falsifikuara

Dogana zvicerane sekuestron mbi 53 mijë euro dhe afro 15 mijë dollarë kartëmonedha të falsifikuara

Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare në Zvicër ka sekuestruar një pako që përmbante kartëmonedha të falsifikuara në vlerë prej më shumë se 53 mijë eurosh dhe afro 15 mijë dollarësh amerikanë.

Sponsor 3M Express

Pakoja u kap në mesin e tetorit në qendrën e klasifikimit të dërgesave në Frauenfeld dhe ishte e adresuar për një banor të kantonit Basel-Landschaft, i cili kishte udhëtuar nga Gjermania, shkruan 24 heures.

Siç njoftoi të hënën Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (FOCB), pakoja përmbante kartëmonedha të falsifikuara me vlerë të deklaruar prej 53,485 eurosh, që korrespondon me 49,475 franga zvicerane, si dhe 14,894 dollarë amerikanë, me vlerë prej 12,515 frangash zvicerane.

Mallrat ishin porositur në internet dhe në deklarimin e tyre ishin përshkruar si “para të falsifikuara”. Megjithatë, ato kishin pamjen dhe madhësinë e kartëmonedhave të vërteta, transmeton Telegrafi.

Sipas autoriteteve zvicerane, riprodhimet që mund të ngatërrohen me kartëmonedhat origjinale konsiderohen të falsifikuara, pavarësisht qëllimit për të cilin janë prodhuar.

Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare sekuestron rregullisht edhe atë që njihet si “Movie Money” (para filmi), që përfshin riprodhime të kartëmonedhave të përdorura për lojëra fati ose xhirime filmash.

Përmes njoftimit, autoritetet u kujtojnë qytetarëve se blerja ose shpërndarja e këtyre riprodhimeve përbën vepër penale./Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | E goditi me tytën e automatikut një 15-vjeçar gjatë luftës, Apeli ia ul Dushko Arsiçit dënimin nga 13 në 8 vjet

LEX | E goditi me tytën e automatikut një 15-vjeçar gjatë luftës, Apeli ia ul Dushko Arsiçit dënimin nga 13 në 8 vjet

Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

Raportohet se Gjykata në Beograd ka lëshuar urdhërarrest për Milan Radoiçiqin

Raportohet se Gjykata në Beograd ka lëshuar urdhërarrest për Milan Radoiçiqin