Dogana zbulon 4 mijë copë stoli argjendi në një dërgesë postare në Aeroportin e Prishtinës

Dogana zbulon 4 mijë copë stoli argjendi në një dërgesë postare në Aeroportin e Prishtinës

Dogana zbulon 4 mijë copë stoli argjendi në një dërgesë postare në Aeroportin e Prishtinës

Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 4 mijë copë stoli argjendi në një dërgesë postare në sektorin e Aeroportit, e cila ishte deklaruar si “pjesë të imta metali për testim”.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrolleve të rregullta zyrtarët kanë dyshuar për mospërputhje mes përshkrimit në dokumentacion dhe përmbajtjes së dërgesës, prandaj kanë vendosur ta kontrollojnë atë përmes skanimit dhe ekzaminimit fizik.

Gjatë kontrollit është konstatuar se në pako kishte gjithsej 4 mijë e 161 njësi stoli argjendi, përfshirë 1 mijë e 331 unaza, 358 qafore, 844 byzylykë, 1 mijë e një varëse, 503 palë vathë dhe 124 komplete.

Dogana ka bërë të ditur se vlera reale doganore e mallit, pa përfshirë taksat, është 25 mijë e 861.39 euro, ndërsa detyrimet doganore që është tentuar të shmangen kapin shumën prej 7 mijë e 706.69 eurosh.

Rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore për shkak të deklarimit të pasaktë të llojit, sasisë, peshës dhe vlerës së mallit.

Lexo edhe

Shtyhet operimi i ushtarit të plagosur të FSK-së

Shtyhet operimi i ushtarit të plagosur të FSK-së

“Kom mendu që keni me m’masakru si të dalë”, Jona habit me përgjigjen që i dha ndjekëses në Instagram

“Kom mendu që keni me m’masakru si të dalë”, Jona habit me përgjigjen që i dha ndjekëses në Instagram

KMShK prezanton web-faqen e re, ja ku mund ta gjeni nga sot

KMShK prezanton web-faqen e re, ja ku mund ta gjeni nga sot