Dogana zbulon 113 telefona të kontrabanduar, kontrollon biznesin dhe banesën ku fshiheshin

Dogana zbulon 113 telefona të kontrabanduar, kontrollon biznesin dhe banesën ku fshiheshin

Dogana zbulon 113 telefona të kontrabanduar, kontrollon biznesin dhe banesën ku fshiheshin

Dogana e Kosovës ka zbuluar 113 telefona mobilë të dyshuar si të kontrabanduar gjatë një operacioni kontrolli ndaj një biznesi që merret me tregtimin e telefonave, si dhe në një banesë në afërsi të tij. Mallrat janë ndaluar, ndërsa personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, operacioni është realizuar mbrëmjen e së premtes, më 23 tetor, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative.

Fillimisht, zyrtarët doganorë kanë kontrolluar lokalin afarist, ndërsa më pas kontrolli është zgjeruar edhe në një banesë në afërsi të biznesit, e cila dyshohet se shfrytëzohej për fshehjen dhe ruajtjen e telefonave të kontrabanduar.

Gjatë kontrollit janë gjetur 113 telefona mobilë të markave dhe modeleve të ndryshme, përfshirë Apple iPhone, Samsung Galaxy, Xiaomi, Redmi, POCO, Google Pixel, OnePlus dhe Huawei.

Sipas Doganës, personi përgjegjës nuk ka poseduar dokumentacion që dëshmonte origjinën e ligjshme të telefonave, importimin e tyre përmes procedurave të rregullta doganore apo pagesën e detyrimeve përkatëse.

Të gjithë telefonat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës, ndërsa ndaj personit të dyshuar janë ndërmarrë veprimet procedurale sipas legjislacionit në fuqi.

I dyshuari është intervistuar nga zyrtarët kompetentë dhe, me urdhër të prokurorit të rastit, është liruar për t’u proceduar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

​Alarmon Gjini: Importi i energjisë elektrike deri më tani ka arritur rreth 27 milionë euro

​Alarmon Gjini: Importi i energjisë elektrike deri më tani ka arritur rreth 27 milionë euro

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Rusia thotë se sulmi ukrainas la pa ujë dhe rrymë Krimenë e okupuar

Rusia thotë se sulmi ukrainas la pa ujë dhe rrymë Krimenë e okupuar