“Ditët e Kosovës” në Izmir, theksohet roli i diasporës në forcimin e lidhjeve me Turqinë

“Ditët e Kosovës” në Izmir, theksohet roli i diasporës në forcimin e lidhjeve me Turqinë

“Ditët e Kosovës” në Izmir, theksohet roli i diasporës në forcimin e lidhjeve me Turqinë

Në qytetin e Izmirit në Turqi po zhvillohet aktiviteti dyditor “Ditët e Kosovës në Izmir”, ku vëmendje e veçantë i është kushtuar rolit të diasporës kosovare dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Sponsor 3M Express

Aktiviteti organizohet nga Komuna Metropolitane e Izmirit, në bashkëpunim me Shoqatën e Kulturës, Arteve dhe Turizmit Kosova-Rumeli, shkruan Telegrafi.

Sipas një njoftimi të publikuar në Facebook nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll, në këtë aktivitet po marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Stamboll, Dren Zeka, si dhe disa kryetarë të komunave të Kosovës.

Pjesë e aktivitetit janë edhe përfaqësues të KIESA-s, Odës Ekonomike të Kosovës, komunitetit të biznesit dhe shoqatave të ndryshme që përfaqësojnë sektorët e ekonomisë dhe kulturës.

Në ceremoninë hapëse, fjalën e morën ministri Xhelal Sveçla, guvernatori i Izmirit, Süleyman Elban, kryetari i Bashkisë Metropolitane, Cemil Tugay, konsulli i Përgjithshëm Dren Zeka dhe kryetari i Shoqatës Kosova-Rumeli, Uğur Şengöz.

Në fjalën e tij, Dren Zeka përshëndeti të pranishmit në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ankara dhe Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll. Ai theksoi marrëdhëniet e mira dhe miqësinë e veçantë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe rëndësinë e diasporës kosovare në Izmir.

Në njoftimin e Konsullatës thuhet se Zeka vuri në pah “rolin e rëndësishëm të diasporës kosovare në Izmir, si dhe potencialin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve”.

Gjatë ceremonisë hapëse, përfaqësuesit e institucioneve të të dyja vendeve theksuan rëndësinë e forcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Aktiviteti “Ditët e Kosovës në Izmir” po zhvillohet gjatë dy ditëve, nën organizimin e Komunës Metropolitane të Izmirit dhe Shoqatës Kosova-Rumeli./Telegrafi/

Postimi i plotë:

Lexo edhe

E trishtë: Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog

E trishtë: Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Kallëzimi ndaj Spiropalit, Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj saj, përdorim i SPAK-ut si armë politike

Kallëzimi ndaj Spiropalit, Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj saj, përdorim i SPAK-ut si armë politike