Dita e Alfabetit, Rama: Të mbrojmë Gjuhën Shqipe nga agresioni teknologjik

Dita e Alfabetit, Rama: Të mbrojmë Gjuhën Shqipe nga agresioni teknologjik

Dita e Alfabetit, Rama: Të mbrojmë Gjuhën Shqipe nga agresioni teknologjik

“Bashkë me qeverinë e Kosovës të krijojmë bibliotekën digjitale.”

Sponsor 3M Express

118-vjetori i Kongresit te Manastirit, që është shndërruar në festën kombëtare të Alfabetit ka bërë bashkë shqiptarët këndej dhe andej kufirit.

Në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip, u organizua dhe një aktivitet përkujtimor, ku ishte i pranishëm kryeministri Rama dhe kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Rama foli për rëndësinë që ka 22 nëntori i 1908 ku u mblodhën bashkë burrat shqiptarë, të cilët vendosen sesi do të shkruhej Gjuha Shqipe, por duke veçuar një grua si Parashqivi Qiriazi, që ishte pjesë e Kongresit.

“Këtu erdhën në ato ditë njerëz malesh, luginash e brigjesh deti, që faleshin në mënyra të ndryshme, që e flisnin shqipen me regjistra të ndryshëm dhe që, kur vinte puna te alfabeti, kishin parapëlqime krejt të ndryshme për shkronjat që do të merrnin përparësi. Në fund, Kongresi pranoi dhe i hapi rrugën një tjetër uljeje rreth oxhakut shumë dekada më vonë, kur gjuha shqipe u njehsua në trupin që sot e gjithë ditën mbart bashkë kombin tonë. Mes burrave të këtij Kongresi ishte dhe një grua e re nga ky qytet: Parashqevi Qiriazi dhe një vit më pas botoi këtu në Manastir abetaren e saj. Dhe shumë vite më vonë, Parashqevi Qiriazi u bë frymëzim edhe për ne kur miratuam abetaren e përbashkët me qeverinë e Kosovës”, u shpreh Kryeministri.

Rama foli dhe për sfidat që kanë institucionet arsimore, por dhe qeveria për të mbrojtur shqipen ndaj dhe propozon që së bashku me qeverinë e Kosovës të ndërtojnë një bibliotekë digjitale.

“Shqipja është në një agresion të madh, si të gjitha gjuhët e vendeve të vogla, në këtë kohë të teknologjisë digjitale. Duhet të shohin më tutje me një projekt afatgjatë për shqipen. Do të ishte vërtet e pajustifikueshme përballë historisë që Tirana dhe Prishtina sot, së bashku me të tjerët përreth të ndërmerrnin së bashku përsipër ndërtimin e një biblioteke të madhe digjitale të hapur për çdo fëmijë dhe çdo mësues shqiptar në mbarë botën”, tha Rama.

Gjate vizitës ne Manastir, Kryeministri u ndal Konsullatën e Nderit të Republikës së Shqipërisë, në Manastir e cila shënonte 100-vjetorin e hapjes së saj.

Rama pati mundësi te takohet dhe me krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut mes të cilëve dhe mikun e tij, Ali Ahmetin./Tv Klan

Lexo edhe

Sajoi se vuan nga leukemia dhe zhvati afro 190 mijë euro, ky është i dyshuari që u arrestua në Gjilan

Sajoi se vuan nga leukemia dhe zhvati afro 190 mijë euro, ky është i dyshuari që u arrestua në Gjilan

Nga Harry Potter te “Pride and Prejudice”, 10 serialet që ia vlen të shikohen në dhjetor

Nga Harry Potter te “Pride and Prejudice”, 10 serialet që ia vlen të shikohen në dhjetor

Malësia e Kamenicës po zbrazet, por banorët që kanë mbetur nuk dorëzohen|Video

Malësia e Kamenicës po zbrazet, por banorët që kanë mbetur nuk dorëzohen|Video