Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontrollit të një veture në Skenderaj.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për posedim të paautorizuar të armëve.
Më poshtë njoftimi i policisë:





