Disa komisione parlamentare mblidhen sot, këto janë çështjet që do të shqyrtohen

Disa komisione parlamentare mblidhen sot, këto janë çështjet që do të shqyrtohen

Disa komisione parlamentare mblidhen sot, këto janë çështjet që do të shqyrtohen

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në të cilat do të shqyrtohen çështje që lidhen me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, raportet e auditimit, buxhetin për vitin 2027, marrëveshjet për kredi në sektorin e shëndetësisë dhe të drejtat e komuniteteve.

Sponsor 3M Express

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të mblidhet në orën 09:00. Në këtë mbledhje do të zhvillojë takim me eksperten e propozuar nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), ku temë diskutimi do të jenë çështjet lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.

Në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i cili do të shqyrtojë raportet e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Ekonomisë, KOSTT-it dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për vitin 2025.

Në këtë mbledhje është e ftuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa për shqyrtimin e raporteve të KOSTT-it dhe KEK-ut janë ftuar kryeshefët ekzekutivë dhe kryesuesit e bordeve të këtyre ndërmarrjeve.

Po ashtu, në orën 10:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ky komision do të shqyrtojë Projektligjin për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027, sipas fushëveprimit të tij.

Në orën 11:00 do të mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, ku në rend dite janë shqyrtimi i dy projektligjeve për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë në sektorin e shëndetësisë. Njëra marrëveshje është ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për projektin “Përmirësimi i kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar”, ndërsa tjetra ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane të Investimeve për projektin e përmirësimit të pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës. Ky komision do të shqyrtojë edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë, raportin vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe raportin e shpenzimeve të Kuvendit për nëntëmujorin e vitit 2026.

Ndërkaq, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mbajë dy takime. Në mbledhjen e parë, që nis në orën 11:30, do të shqyrtojë gjendjen e zbatimit të legjislacionit që garanton të drejtat e komuniteteve. Në orën 12:30, i njëjti komision do të zhvillojë takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Bostoni shënoi 80 pikë në pjesën e parë, tentoi 51 gjuajtje për tre pikë

Bostoni shënoi 80 pikë në pjesën e parë, tentoi 51 gjuajtje për tre pikë

Inspektorët në Fushë Kosovë kontrollojnë taksitë për parkim të parregullt dhe bllokim të trotuareve

Inspektorët në Fushë Kosovë kontrollojnë taksitë për parkim të parregullt dhe bllokim të trotuareve

Duke mbledh mbeturinat hasin në dy granata dore dhe një AK-47, Policia heton rastin në Zhur

Duke mbledh mbeturinat hasin në dy granata dore dhe një AK-47, Policia heton rastin në Zhur