Disa fshatra në Mitrovicë përballen me mungesë të ujit të pijes, shkak defektet teknike

Disa fshatra në Mitrovicë përballen me mungesë të ujit të pijes, shkak defektet teknike

Disa fshatra në Mitrovicë përballen me mungesë të ujit të pijes, shkak defektet teknike

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në fshatin Kqiq dhe një pjesë të fshatit Shupkofc, si dhe për probleme të furnizimit në fshatin Zasellë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja në Kqiq dhe Shupkofc ka ardhur si pasojë e një defekti në gypin kryesor furnizues në Frashër.

Ekipet teknike janë duke punuar për sanimin e defektit, ndërsa nga kompania bëhet e ditur se punimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, deri në eliminimin e plotë të problemit.

Ndërkaq, banorët e fshatit Zasellë po përballen me mungesë të ujit të pijes për shkak të problemeve teknike me pompën që furnizon këtë fshat.

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se ekipet e saj do të angazhohen maksimalisht për sanimin e problemeve dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë.

Në fund, kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve për këto vështirësi të përkohshme, duke siguruar se po punohet për zgjidhjen e tyre sa më shpejt. /Telegrafi/

Lexo edhe

Inspektorati i Arsimit nga java e ardhshme fillon verifikimin nëse nxënësit janë pajisur me libra

Inspektorati i Arsimit nga java e ardhshme fillon verifikimin nëse nxënësit janë pajisur me libra

​Mungesa e uniformave në Polici, Kurti: Buxheti për policinë është rritur vazhdimisht

​Mungesa e uniformave në Polici, Kurti: Buxheti për policinë është rritur vazhdimisht

Dukagjini dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare