Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare.

Në mesin e pikave të parapara është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

Sponsor 3M Express

Po ashtu, në rendin e ditës është përfshirë mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Deputetët do të kenë mundësi të bëjnë edhe deklarime jashtë rendit të ditës dhe të parashtrojnë pyetje parlamentare, transmeton Klankosova.tv.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, ndërsa rendi i ditës do të shqyrtohet nga deputetët në vazhdim të punimeve plenare.

Lexo edhe

Kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve evropiane, Irlanda dyshon për një fushatë të koordinuar për përçarje

Kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve evropiane, Irlanda dyshon për një fushatë të koordinuar për përçarje

Qasja e paligjshme e punëtores së Raiffeisen-it në llogaritë e Përparim Ramës, Prokuroria nis hetimet

Qasja e paligjshme e punëtores së Raiffeisen-it në llogaritë e Përparim Ramës, Prokuroria nis hetimet

Kurti ia hedh përgjegjësinë Ministrisë për mungesën e uniformave të Policisë: Buxheti është rritur

Kurti ia hedh përgjegjësinë Ministrisë për mungesën e uniformave të Policisë: Buxheti është rritur

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës | Momenti