Goditje për Manchester Unitedin, Baleba jashtë fushave për disa javë

Goditje për Manchester Unitedin, Baleba jashtë fushave për disa javë

Goditje për Manchester Unitedin, Baleba jashtë fushave për disa javë

Manchester Unitedi do të jetë pa mesfushorin Carlos Baleba për disa javë. Lajmin e ka konfirmuar trajneri Michael Carrick, duke bërë të ditur se futbollisti nuk do të jetë i gatshëm as pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar.

Sponsor 3M Express

Mesfushori kamerunas pësoi një lëndim në muskujt e pasmë të kofshës gjatë fitores 3-2 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, të martën mbrëma, duke u detyruar të largohej nga fusha në fillim të pjesës së dytë.
“Ende nuk e dimë saktësisht, por do të mungojë për disa javë. Nuk do të rikthehet as pas pushimit ndërkombëtar, do të duhet më shumë kohë”, deklaroi Carrick.

Kështu, Baleba do të mungojë në ndeshjen ndaj Aston Villas, ndërsa pritet të humbasë edhe përballjet me Liverpoolin dhe Sportingun në Ligën e Kampionëve.
Kjo është një goditje për Manchester Unitedin, pasi 22-vjeçari sapo kishte filluar të fitonte hapësirë në formacionin e skuadrës angleze.

Lexo edhe

Kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve evropiane, Irlanda dyshon për një fushatë të koordinuar për përçarje

Kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve evropiane, Irlanda dyshon për një fushatë të koordinuar për përçarje

Qasja e paligjshme e punëtores së Raiffeisen-it në llogaritë e Përparim Ramës, Prokuroria nis hetimet

Qasja e paligjshme e punëtores së Raiffeisen-it në llogaritë e Përparim Ramës, Prokuroria nis hetimet

Kurti ia hedh përgjegjësinë Ministrisë për mungesën e uniformave të Policisë: Buxheti është rritur

Kurti ia hedh përgjegjësinë Ministrisë për mungesën e uniformave të Policisë: Buxheti është rritur

Goditje për Manchester Unitedin, Baleba jashtë fushave për disa javë | Momenti