Diplomacia personale e Trumpit përballet me kufijtë e saj në samitin trepalësh me Kinën dhe Rusinë

Diplomacia personale e Trumpit përballet me kufijtë e saj në samitin trepalësh me Kinën dhe Rusinë

Diplomacia personale e Trumpit përballet me kufijtë e saj në samitin trepalësh me Kinën dhe Rusinë

Presidenti amerikan, Donald Trump, prej kohësh ka shprehur kënaqësi për ceremonitë dhe takimet e nivelit të lartë ndërkombëtar, duke u mbështetur në diplomacinë personale me liderët botërorë. Megjithatë, këto takime shpesh nuk kanë prodhuar rezultate konkrete.

Sponsor 3M Express

Sipas analistëve, takimi i së enjtes me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe atë rus, Vladimir Putin, ka nxjerrë në pah kufizimet e kësaj qasjeje diplomatike, transmeton klankosova.tv.

Ndërkohë, Trump vazhdon të përballet me një situatë të tensionuar dhe pa zgjidhje me Iranin, në kuadër të luftës që, sipas sondazheve, është jopopullore në mesin e qytetarëve amerikanë dhe ka ndikuar në rënien e mbështetjes për presidentin.

Sipas Reuters, edhe pse tre liderët u pajtuan për një deklaratë simbolike të paqes, duke ritheksuar se një luftë bërthamore nuk duhet të zhvillohet kurrë, ata nuk prezantuan ndonjë plan konkret për rifillimin e negociatave për kontrollin e armëve, një çështje që Trump e ka kërkuar prej kohësh.

Po ashtu, nuk u shënuan përparime të dukshme për çështje të rëndësishme si Irani, Ukraina dhe Tajvani, ndërsa mbeten të thella dallimet mes palëve edhe për tregtinë dhe inteligjencën artificiale.

Në vend të zgjidhjes së këtyre mospajtimeve, liderët u dukën të gatshëm t’i anashkalonin dallimet kryesore. Xi Jinping përfitoi nga organizimi i këtij takimi për të forcuar imazhin e tij diplomatik, ndërsa Vladimir Putin arriti ta paraqesë Rusinë në nivel të barabartë me dy fuqitë më të mëdha botërore, pa bërë lëshime të rëndësishme.

Disa analistë vlerësojnë se rezultatet e samitit në Shenzhen mund të ndikojnë në pozitën ndërkombëtare të Trumpit, ndërsa ai po i afrohet fazës së fundit të presidencës, duke forcuar njëkohësisht pozitën diplomatike të dy rivalëve kryesorë të Uashingtonit.

“Trumpit gjithmonë i ka pëlqyer madhështia e ceremonive dhe ndjesia se po ulet në tryezë me njerëzit më të rëndësishëm në botë. Ai e pati atë moment”, tha Christopher Preble, studiues i lartë në Qendrën Stimson në Uashington.

“Por, sikurse në samitet e tjera, është e vështirë të shihet ndonjë përparim konkret për çështjet kryesore”, shtoi ai.

Sipas analistëve, ky takim ndjek modelin e takimeve të mëparshme të Trumpit me liderët botërorë që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar. Edhe takimet e mëhershme me Xi Jinping dhe Vladimir Putin nuk sollën rezultate të mëdha, ndërsa samitet e mandatit të parë me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, përfunduan pa marrëveshje konkrete.

Lexo edhe

Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për dhunim

Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për dhunim

Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Operacion sekret në Britani për të mbrojtur frigoriferët nga hakerët

Operacion sekret në Britani për të mbrojtur frigoriferët nga hakerët