Rigjykimi i Endrit Nikës për vrasjen e argjentinases Maria Clara Urdangaray vazhdon sot

Rigjykimi i Endrit Nikës për vrasjen e argjentinases Maria Clara Urdangaray vazhdon sot

Rigjykimi i Endrit Nikës për vrasjen e argjentinases Maria Clara Urdangaray vazhdon sot

Gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë seanca e rigjykimit të Endrit Nikës, i cili akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray.

Sponsor 3M Express

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 shkurt, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar atë me 18 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ka kthyer rastin në rigjykim.

Në seancën e mbajtur më 28 maj 2025, i akuzuari ishte deklaruar i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika akuzohet se më 1 gusht 2023, në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me të dashurën e tij, tashmë të ndjerën M.K-U., fillimisht e kishte goditur atë vazhdimisht dhe kishte tentuar ta shkelte me veturë në vendparkimin jashtë hotelit.

Më pas, pasi ishin futur në hotel dhe në dhomën ku po qëndronin, i pandehuri Nika, me qëllim që ta privonte nga jeta të ndjerën M.K-U., kishte vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj saj, duke e dërguar në qoshe të dhomës, nga ku ajo nuk kishte pasur mundësi të largohej.

Sipas aktakuzës, nga goditjet dhe shtyrjet e të pandehurit, korniza e dritares ishte nxjerrë nga vendi dhe e ndjera ishte hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit, e cila ndodhej në katin e gjashtë.

Si pasojë e lëndimeve të marra, edhe përkundër trajtimit mjekësor, ajo kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me këto veprime, Endrit Nika ngarkohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.3, i Kodit Penal.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për dhunim

Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për dhunim

Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Operacion sekret në Britani për të mbrojtur frigoriferët nga hakerët

Operacion sekret në Britani për të mbrojtur frigoriferët nga hakerët