Dimitrievski: Përderisa ZNAM është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën maqedonase

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Sponsor 3M Express

Duke komentuar kërkesat dhe debatet e fundit lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës, Dimitrievski tha se qëndrimi i partisë është i qartë dhe nuk do të ndryshojë.

“Përderisa ZNAM është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të jepet në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, në gjuhën maqedonase. Mund të ketë kërkesa, presione dhe spekulime të ndryshme, por qëndrimi ynë është i qartë. Këto janë vijat tona të kuqe dhe nuk do të tërhiqemi prej tyre”, deklaroi Dimitrievski.

Ai shtoi se për parimet që përfaqëson partia e tij nuk pranon kompromise që bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet.

Lexo edhe

Protesta në Prishtinë, protestuesit ndezin zjarre për t’u ngrohur

Protesta në Prishtinë, protestuesit ndezin zjarre për t’u ngrohur

Ahmet Haliti kujton kohën kur ishte pjesë e Hysit dhe emocionet e titullit kampion

Ahmet Haliti kujton kohën kur ishte pjesë e Hysit dhe emocionet e titullit kampion

Të lindurit në këta 4 muaj janë të pamundur për t’u kuptuar: Sa herë mendoni se i njihni, ju befasojnë

Të lindurit në këta 4 muaj janë të pamundur për t’u kuptuar: Sa herë mendoni se i njihni, ju befasojnë

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën maqedonase | Momenti