Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Pragë, disa në gjendje të rëndë

Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Pragë, disa në gjendje të rëndë

Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Pragë, disa në gjendje të rëndë

Dy trena pasagjerësh janë përplasur të martën në mëngjes pranë stacionit kryesor hekurudhor të Pragës, në Republikën Çeke, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dhjetëra persona, disa prej tyre rëndë.

Sponsor 3M Express

Sipas mediave të huaja, aksidenti ndodhi rreth orës 07:00, në një urë hekurudhore mbi rrugën “Seifertova”, në zonën e Pragës 3.

Shërbimet e emergjencës kanë bërë të ditur se trenat po lëviznin me shpejtësi të ulët në momentin e përplasjes. Megjithëse shumica e të lënduarve kanë pësuar lëndime të lehta, disa prej tyre kanë pasur lëndime serioze që rrezikonin funksionet jetësore.

Zëdhënësi i shërbimit të ambulancës në Pragë, Karel Kirs, ka bërë të ditur se të lënduarit po transportoheshin në spitalet e kryeqytetit çek.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar dhjetë ekipe të ambulancës dhe katër ekipe mjekësore, si dhe një automjet i specializuar për evakuim.

Ndërkohë, zjarrfikësit kanë shpallur alarm të nivelit të dytë, duke bërë të ditur se prioritet ishte vlerësimi i gjendjes së të lënduarve dhe ndarja e tyre sipas shkallës së lëndimeve.

Zëdhënësi i zjarrfikësve të Pragës, Miroslav Řezáč, e ka cilësuar përplasjen si jo shkatërruese, pavarësisht numrit të personave të lënduar.

Si pasojë e aksidentit, janë ndërprerë shërbimet hekurudhore në kryeqytetin çek.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

OVL e UÇK-së: Vendimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve e cilëson të papranueshëm

OVL e UÇK-së: Vendimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve e cilëson të papranueshëm

OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve: I pritshëm, por i papranueshëm

OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve: I pritshëm, por i papranueshëm

Pastrohet shtrati i lumit në Skenderaj

Pastrohet shtrati i lumit në Skenderaj