Kryqëzimi mes rrugëve „Skupi“ dhe „Ljubljanska“ në Shkup është mbyllur plotësisht për qarkullimin e automjeteve për shkak të punimeve për vendosjen e semaforëve të rinj.

Ekipet e Ndërmarrjes Publike „Rrugët dhe Rrugicat“ kanë nisur punimet në orën 08:00, duke çmontuar shtyllat dhe pajisjet ekzistuese të semaforëve.
Gjatë punimeve, automjetet do të devijohen nëpër rrugët përreth. Ky regjim i përkohshëm do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e punimeve.
Drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje të respektojnë sinjalizimin dhe udhëzimet e personave zyrtarë. përcjell Zhurnal.mk .





