Barcelona ka finalizuar zyrtarisht një marrëveshje financimi në vlerë prej 300 milionë eurosh.

Këto mjete do t’i mundësojnë klubit katalunas përfundimin e punimeve për rinovimin e stadiumit legjendar “Spotify Camp Nou”.
Projekti ka pësuar vonesa në realizim, ndërsa gjatë punimeve janë krijuar edhe kosto shtesë, duke bërë të nevojshëm sigurimin e financimit të ri.
Me këtë marrëveshje, Barcelona synon ta përshpejtojë përfundimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në historinë e klubit.
Burimi: Insajderi





