Dështimet e QPS-së në rastin e Arlinda Zekajt, ministria kërkon masa disiplinore

Dështimet e QPS-së në rastin e Arlinda Zekajt, ministria kërkon masa disiplinore

Dështimet e QPS-së në rastin e Arlinda Zekajt, ministria kërkon masa disiplinore

Një varg shkeljesh të Qendrës për Punë Sociale në Pejë janë evidentuar në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, para se ajo të vritej. (Pamje te QPS-se, folderi me poshtë)

Gjetjet janë pjesë e raportit të Inspektimit të Jashtëzakonshëm të kryer QPS nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Sponsor 3M Express

Raporti, sipas ministrisë, konstaton mosrespektim të afatit gjyqësor, neglizhencë në përmbushjen e detyrave, mosveprim sipas detyrës zyrtare dhe mungesë të mbikëqyrjes profesionale.

Sipas raportit, QPS-ja nuk e kishte dorëzuar me kohë raportin e kërkuar nga Gjykata. Edhe pse me aktvendimin e 24 shtatorit 2026 ishte përcaktuar afati prej shtatë ditësh, raporti ishte dorëzuar vetëm më 5 tetor.

Një tjetër shkelje e evidentuar është mungesa e menaxheres së rastit në seancën gjyqësore të 5 tetorit, pa një arsyetim të paraqitur për mungesën e saj.

Por, ndër gjetjet më shqetësuese të inspektimit është mosveprimi i QPS-së në monitorimin e rastit, pavarësisht përgjegjësive që kishte edhe pa një kërkesë të posaçme nga Gjykata.

Por këto nuk janë shkeljet e vetme.

“Raporti konstaton… Moszbatimin e procedurave standarde të menaxhimit të rastit: mosplotësimin e formularit për kontaktet dhe punën në rast, si dhe mos hartimin e Planit Individual të Shërbimeve; Mungesën e mbikëqyrjes profesionale nga udhëheqësi i Shërbimeve Sociale mbi punën dhe përmbushjen e detyrave të menaxheres së rastit, në kuadër të përgjegjësisë së tij për monitorimin e punës së zyrtarëve profesionalë dhe organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Social në QPS Pejë”.

Për këto shkelje, Ministria i ka rekomanduar Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj menaxheres së rastit, Toska Gega, dhe udhëheqësit të Shërbimeve Sociale, Durim Kelmendi. (Pamje te qytetit te folderi i Dorit)

Dukagjini ka provuar të shtunën të kontaktojë me kryetarin Muhaxheri, por ai nuk është përgjigjur në thirrjet e televizionit.

Ndërsa, shefi i kabinetit të tij, Faik Zeka, ka thënë se të hënën do ta shqyrtojnë raportin bashkë me juristë, dhe sipas tij, nëse ka bazë ligjore të gjitha rekomandimet do të zbatohen.

Ndryshe nga Ministria, QPS-ja në Pejë ka thënë se raporti ka evidentuar veprimet e ndërmarra dhe disa çështje që kërkojnë përmirësim, pa përmendur shkeljet e konstatuara dhe rekomandimin për masa disiplinore ndaj dy zyrtarëve. (Print screen te postimit ne linkun me poshtë)

Ndërkohë, raporti nuk evidenton vetëm përgjegjësitë individuale, por edhe probleme në funksionimin e QPS-së.

Një nga rekomandimet drejtuar Komunës së Pejës është rritja urgjente e numrit të stafit profesional të licencuar, për shkak të pamjaftueshmërisë së tij krahasuar përgjegjësitë dhe territorin që mbulon kjo qendër.

Sa i përket djalit të Arlinda Zekajt, i cili është i vendosur në strehimore, raporti kërkon mbikëqyrje të vazhdueshme, vizita të rregullta monitoruese dhe vlerësim të gjendjes së tij shëndetësore e psikosociale.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Pas Brodit, dyshime për varreza masive edhe në Fushë Kosovë/ Video

Pas Brodit, dyshime për varreza masive edhe në Fushë Kosovë/ Video

Pushtet i ri në Serbi, qasje e njëjtë ndaj Kosovës /Video

Pushtet i ri në Serbi, qasje e njëjtë ndaj Kosovës /Video

Infuzioni për puçërr dyshohet se e çoi klinasen drejt vdekjes (VIDEO)

Infuzioni për puçërr dyshohet se e çoi klinasen drejt vdekjes (VIDEO)