Stefflon Don zbulon se është bërë nënë për herë të dytë, rrëfen komplikimet serioze pas lindjes

Stefflon Don zbulon se është bërë nënë për herë të dytë, rrëfen komplikimet serioze pas lindjes

Stefflon Don zbulon se është bërë nënë për herë të dytë, rrëfen komplikimet serioze pas lindjes

Reperja britanike, Stefflon Don, ka zbuluar se është bërë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një djalë më 26 prill, por periudha pas lindjes është shoqëruar me komplikime serioze shëndetësore.

Sponsor 3M Express

34-vjeçarja, e cila e kishte mbajtur të fshehtë lindjen e djalit të saj, Don Claes, tregoi se ishte diagnostikuar me preeklampsi pas lindjes, një gjendje e rrezikshme që karakterizohet nga tensioni i lartë i gjakut dhe mund të shkaktojë dëmtime të organeve.

Në një intervistë për revistën People, reperja rrëfeu se këmbët dhe shputat e saj ishin fryrë jashtëzakonisht shumë, tensioni i gjakut kishte arritur nivele të rrezikshme dhe në mushkëri kishte filluar t’i grumbullohej lëng.

Gjendja e saj ishte përkeqësuar deri në atë pikë sa pothuajse ishte shtruar në njësinë e kujdesit intensiv.

“Një gjë që dua vërtet që nënat e tjera ta dinë është se lindja e fëmijës nuk do të thotë se udhëtimi ka përfunduar”, deklaroi ajo.

“Pata preeklampsi pas lindjes dhe kjo më bëri të kuptoj sa e rëndësishme është që ne, si gra, të kujdesemi për veten edhe pasi të kemi sjellë në jetë fëmijët tanë”, shtoi reperja.

Stefflon zbuloi gjithashtu se në sistemin e ventilimit të apartamentit ku po qëndronte ishte gjetur një sasi e madhe myku, gjë që kishte ngritur shqetësime shtesë për shëndetin dhe frymëmarrjen e saj.

“Ishte një përvojë shumë e frikshme, veçanërisht në një periudhë që duhej të ishte e mbushur vetëm me gëzim. Jam shumë mirënjohëse që e kalova”, u shpreh ajo.

Reperja, e cila është edhe nënë e një djali 17-vjeçar të quajtur Jaylen, u bëri thirrje nënave të reja të mos i neglizhojnë simptomat pas lindjes dhe t’i kushtojnë rëndësi shëndetit të tyre.

Stefflon Don njihet për këngët Lock Arff dhe Hurtin’ Me, kjo e fundit në bashkëpunim me French Montana, të cilat e ndihmuan të fitonte popullaritet në skenën muzikore britanike. /Telegrafi/

Lexo edhe

Mbyllet pas 5 orësh protesta e thirrur nga studentët në Tiranë- Kosha mbeturinash e tabela reklamash të djegura nga protestuesit

Mbyllet pas 5 orësh protesta e thirrur nga studentët në Tiranë- Kosha mbeturinash e tabela reklamash të djegura nga protestuesit

Shutting down after five hours of protests called by students in Tirana- Trash and billboards burned by protesters

Shutting down after five hours of protests called by students in Tirana- Trash and billboards burned by protesters

Elon Musk teston raketën më të fuqishme në botë, një problem teknik prish planin e SpaceX

Elon Musk teston raketën më të fuqishme në botë, një problem teknik prish planin e SpaceX

Stefflon Don zbulon se është bërë nënë për herë të dytë, rrëfen komplikimet serioze pas lindjes | Momenti