Pas Brodit, dyshime për varreza masive edhe në Fushë Kosovë/ Video

Pas Brodit, dyshime për varreza masive edhe në Fushë Kosovë/ Video

Pas Brodit, dyshime për varreza masive edhe në Fushë Kosovë/ Video

Pas zbulimit të mbetjeve mortore në disa lokacione në Zubin Potok dhe së fundmi edhe në Brod, një shpresë e re është ngjallur për familjarët e personave të zhdukur në Fushë Kosovë. Në hyrje të kësaj komune, pranë urës në Fushë Kosovë, dyshohet se mund të ketë mbetje mortore.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Familjarëve të Personave të Zhdukur në Kosovë, Ahmet Grajqevci.

Sponsor 3M Express

Ai ka dhënë detaje edhe për lokacione të tjera në këtë komunë, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore. Sipas tij, në Fushë Kosovë figurojnë ende 15 persona të zhdukur.

“Ne dyshojmë, jo institucionet, por ne dyshojmë edhe në varrezat e vjetra të fshatit Nakaradë. Do të thotë, aty dyshojmë që diku duhet të jenë dy, tre ose pesë. Edhe një lokacion këtu prapa nesh, te hekurudha që shkon për Prishtinë”, tha ai.

Grajqevci ka folur edhe për gjetjen e mbetjeve mortore në Brod, për të cilat dyshohet se i përkasin një personi nga Lipjani.

Megjithatë, sipas tij, identiteti i personit do të konfirmohet vetëm pas përfundimit të analizave të ADN-së në Hagë.

Ndërkohë, pavarësisht rezultateve të deritanishme, familjarët vazhdojnë të jetojnë në ankth.

“Familjarët apelojnë te institucionet që, pas zhvarrosjes së varrezave, të mos ndërpritet puna, por të vazhdojë sa më shumë, në mënyrë që të gjendet edhe i fundit”, tha Gjyle Haziri nga Shoqata “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë.

Në Kosovë vazhdojnë të figurojnë mbi 1 mijë e 500 persona të zhdukur gjatë luftës. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme drejtuar Serbisë për hapjen e arkivave dhe mungesës së bashkëpunimit në këtë proces, fati i personave të pagjetur mbetet ende plagë e hapur për Kosovën dhe familjet e tyre.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Mbyllet pas 5 orësh protesta e thirrur nga studentët në Tiranë- Kosha mbeturinash e tabela reklamash të djegura nga protestuesit

Mbyllet pas 5 orësh protesta e thirrur nga studentët në Tiranë- Kosha mbeturinash e tabela reklamash të djegura nga protestuesit

Shutting down after five hours of protests called by students in Tirana- Trash and billboards burned by protesters

Shutting down after five hours of protests called by students in Tirana- Trash and billboards burned by protesters

Elon Musk teston raketën më të fuqishme në botë, një problem teknik prish planin e SpaceX

Elon Musk teston raketën më të fuqishme në botë, një problem teknik prish planin e SpaceX