“Dështim total”, Aleanca reagon për humbjen e 43.8 milionë eurove nga Plani i Rritjes

“Dështim total”, Aleanca reagon për humbjen e 43.8 milionë eurove nga Plani i Rritjes

“Dështim total”, Aleanca reagon për humbjen e 43.8 milionë eurove nga Plani i Rritjes

Aleanca ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për humbjen e 43.8 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, partia ka vlerësuar se kjo humbje dëshmon mungesën e vizionit, punës dhe llogaridhënies nga ana e Qeverisë.

Sipas Aleancës, derisa çmimet po rriten dhe bizneset po përballen me vështirësi, humbja e këtyre mjeteve paraqet një goditje për zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e vendit.

“Të humbësh miliona euro fondesh pa kthim në një nga vendet më të varfra të Evropës nuk është gabim apo vonesë burokratike, është papërgjegjshmëri absolute dhe goditje e drejtpërdrejtë ndaj të ardhmes së Kosovës”, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik.

Më tej, kjo parti ka kritikuar edhe qasjen e Qeverisë në ekonomi dhe politikën e jashtme, duke pretenduar se vendi po përballet me degradim të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe izolim diplomatik.

Më poshtë postimi i plotë:

Lexo edhe

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj babait të 27-vjeçarit të vrarë bashkë me foshnjën në Gjilan

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj babait të 27-vjeçarit të vrarë bashkë me foshnjën në Gjilan

Clientora nga Karrota bëhet shtëpia digjitale e Business Reset

Clientora nga Karrota bëhet shtëpia digjitale e Business Reset

Klekovski: Terapitë e reja për Parkinson dhe Alzheimer kërkojnë zbatim të sigurt dhe profesional

Klekovski: Terapitë e reja për Parkinson dhe Alzheimer kërkojnë zbatim të sigurt dhe profesional