AC Milani pritet të bëjë një tjetër përpjekje për transferimin e sulmuesit brazilian të Real Madridit, Endrick, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pronari i klubit italian, Gerry Cardinale, është admirues i talentit 20-vjeçar dhe e sheh atë si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv.
“Rossonerët” kishin tentuar ta transferonin brazilianin edhe gjatë verës, por trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk e kishte lejuar largimin e tij.
Megjithatë, Milani nuk është klubi i vetëm që interesohet për Endrickun, pasi në garë janë edhe Roma, Aston Villa dhe Arsenali.
Sulmuesi brazilian ende nuk ka arritur të fitojë besimin e plotë të Mourinhos dhe ka pasur hapësirë të kufizuar në formacionin madrilen.
Nëse situata e tij nuk ndryshon deri në janar, largimi nga Madridi mund të bëhet realitet.
Ndërkohë, Milani po kërkon përforcime në sulm, pasi Goncalo Ramos nuk ka arritur të tregojë vazhdimësi në paraqitjet e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




